Mesfushori kosovar i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, ka thënë se
talenti brazilian, Neymar, nuk mund të krahasohet me yllin e Barcelonës,
Lionel Messin.
Gjatë një interviste të dhënë për Blick, mesfushori kosovar tha: “Neymar
është një lojtar i ri i cili ende mund të përmirësohet. Ai nuk mund të
krahasohet me Messin”.
Më tej Xherdani ka folur edhe për gjasat e kombëtares zvicerane në
Botërorin “Brazili 2014”, ku ka shprehur bindje se do të Zvicra do t’i
befasojë të gjithë.
“Brazili shpesh më shkon ndërmend. Nuk ka ndjenjë më të mirë sesa të
përjetosh një Kampionat Botëror. Unë kam qenë në botërorin “Afrika e
Jugut” si 18-vjeçar dhe nuk e harroj kurrë. Ne kemi një ekip të mirë,
nëse kualifikohemi ne mund të jemi skuadra befasuese në vitin 2014″, ka
potencuar Shaqiri.
Ish-futbollisti i Liverpoolit, John Aldridge, beson se uruguaiani
është duke e ofenduar klubin marrë parasysh se The Reds e kanë përkrahur
pas shumë veprimeve kontraverse të tij.
Arsenali ka bërë disa oferta për lojtarin, i cili besohet të ketë bërë
kërkesë zyrtare nga Liverpooli, por klubi nga Anfield nuk dëshiron ta
shesë.
“Ekziston mungesë e madhe e besnikërisë sidomos nëse marrim parasysh
se si Liverpooli e ka përkrahur atë. Nuk është gjithçka në jetë vetëm
paraja. Është ndryshe me Suarezin sepse ai ka vënë klubin në pozita të
këqija dhe Liverpooli e ka përkrahur atë”.
“Tifozët kanë qenë besnikë, menaxheri ka qenë besnik, bashklojtarët
kanë qenë besnik dhe hierarkia ka qenë besnike ndaj tij. Ata kanë bërë
gjithçka për ta përkrahur dhe ai tani po hedh tortënë fytyrë të të
gjithëve”, ka deklaruar Aldridge për BBC
Mjekët në Kili kanë mbetur të befasuar nga një vajzë e re, e cila kur qan, nuk nxjerr lot, por gjak.
Yaritza Oliva nisi të qante me lot gjaku më parë gjatë qershorit, pa
asnjë paralajmërim për diçka që nuk shkonte në gjendjen e saj
shëndetësore.
20-vjeçarja, tashmë loton çdo ditë në mënyrë të pakontrolluar dhe sa
herë që kjo ndodh, ajo përfshihet nga dhimbje të papërballueshme.
Deri më tani, mjekët kilenë nuk kanë bërë asgjë për të lehtësuar
gjendjen e saj, ndërsa ekzaminimet kanë treguar se nuk vuan nga ndonjë
lloj infeksioni, ndaj është dërguar në shtëpi.
Dyshohet se ajo mund të vuajë nga një sëmundje e quajtur haemolakria,
e cila i shkakton të prekurve që të nxjerrin gjak kur qajnë.
Megjithatë, për këtë sëmundje njihet jashtëzakonisht pak, pasi vetëm
tre persona në të gjithë botën njihen që janë prekur prej këtij problemi
Duket se t’i këndosh Zogut je këngëtar ‘in’ në këtë sezon. Pasi që
këngëtarja Tuna po thyen rekorde me hitet e saja për Zogun, edhe një
këngëtar tjetër ka vendosur t’i këndoj këtij ‘shpendi’.
Këngëtari shqiptar nga Maqedonia, Shpat Kasapi ka sjell bashkëpunimin e parë për këtë verë me Blerina Brakën.
Një këngë ritmike e cila titullohet “Zogu ti”, të shoqëruar me
videokëngë, i cili është punuar nga produksioni i mirënjohur “Max
Production”, e që besohet se do të pritet mirë nga adhuruesit e muzikës
së Shpatit.
Këngëtari u ka premtuar adhuruesve të vetë se do të sjell edhe video
të tjera gjatv këtij të viti, të cilat do të jenë hite si në të kaluarën
Në një kohë kur Neymar ndodhet me pushime në Florianopolis para se ti
bashkohet Barcelonës më 25 korrik, e dashura e tij, Bruna Marquezine,
ndodhet me pushime në Greqi së bashku me disa miq të saj.
Bukuroshja braziliane ka vizituar ishullin e Santorini në fillim të
javës që po lemë pas, ndërsa të enjtjen ka vizituar kryeqytetin Athinë
dhe objektet e saj historike, siç ishte edhe Akropolis.
“Kalaja e Athinës ishte xhevahiri më i çmuar në botë”, shkruan në Instagram Bruna.
Këngëtarja Teuta Kurti, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, që është një vajzë e pagëzuar me emrin Aya.
“Falënderimi i takon vetëm Allahut që me begatinë e tij i plotëson
punët e mira. Faleminderit për urimet e shumta familjare shokët dhe
shoqet nga unë Dardan Luta dhe Aya”, – është shprehur Teuta në rrjetin
social “Facebook”.
Teuta ka kohë që nuk ka qenë e pranishme në ndonjë projekt në skenën
muzikore shqiptare, ndërsa mbetet të shihet nëse këngëtarja me zërin
fantastik do t’i kthehet skenës, pas lindjes së vajzës.
Selena Gomez është e impresionuar nga Bradley Cooper dhe mendon se ai është “shumë i bukur”.
Këngëtarja dhe aktorja madje ka bërë shaka duke thënë se ai mund t’ia
ndalojë t’i afrohet me ligj, për shkak se ajo nuk kishte mundur ta mbajë
ngazëllimin kur e kishte takuar për herë të parë.
“Vetëm mbaj mend se kur e kam parë dhe shpërtheva dhe u largova shumë
shpejt pastaj. Kjo është ajo çfarë bëj. Ishte sureale. Ai është shumë i
bukur. I thash atij se jam fanse e madhe. Do të ma ndalojnë t’i afrohem
shumë atij shumë shpejt”, ka thënë Selena.